
Sot zbulova nje kafene te re hapur ne qytet. Kjo ne vetvete eshte nje gje teper e rralle pasi ketu asgju nuk hapet e re, sidomos e kesaj kategorie e ne keto kohe qe po kalojme....
Nejse, me doli krejt rastesisht perpara pasi me kishin refuzu me me sherbu ne i klub tjeter i cili kishte prioritet t'hongmen. Desha me iu pervesh i her atij kamarierit kur me tha me fjale te edukume po shume pa Udukate qe s'mund te me sherbente. Desha t'i them qe s'me dha asnje arsye kur me refuzoi dhe ta gozhdoja, po e kisha kuptu dhe preferova te mos err dieten e diellte me i gje te rendomte si ajo. S'e mos e kish fajin kamarieri frustruar...nesje, t'i kthehemi historise.
Kafeneja ishte shume e lezetshme, kishte nje stil te thjeshte por te dashur. Si vecnati dallova mobilimin. Nje kafene me shume lloje vendesh per t'u ulur te konceptuara ne menyra te ndryshme. Banaku ishte i vogel dhe i kendshme. Mbi banak, pikerisht aty ku rrinte banakieri ishte shkruar "Order here" ose "Commander ici"...ne te dyja gjuhet (une qe ketu u lajkatova LOL). Pashe qe njerezit kishin perpara gota kafeje nga ato prej letre. Kur pashe shenjat si dhe nje shenje tjeter qe thoshte "I lutemi klienteles t'i hedhe gotat prej letre ne plehra", e kuptova qe ishte si bicim vetesherbimi. Nuk e di perse e kishin bere keshtu jo vetem per klientet qe marrin kafen dhe e pine diku tjeter po ashtu edhe per ata qe ulen...mbase s'ka uje Grenoble me dy lumej si Isere e Drac qe kane uje me shume se Danubi LOL. Po nuk e di...me tutje vura re qe kish tabela qe shenon qe nese u pelqente ideja, te vizitonin faqen e internetit www.frenchcoffeeshop.com. Ne faqen web eshte e mireshenuar qe eshte nje kafene me vetesherbim...si dhe nje kafene qe i perket nje zinxhiri kafenesh te ngjashme kudo ne France.
Hmmm, i afrohem banakut dhe shoh listen qe ishte teper e gjate. Te mendosh qe me kafe behen kaq shume gjera...nejse, preferova te provoj nje cafe Costa Rica qe s'me kish rene ende rasti ta beja. Kur isha ulur dhe shijoja kafen time vijne dy zonja te moshuara (nderkohe hynin e dilin shume kliente cuditerisht edhe pse lokali kish vetem 1 muaj qe ishte hapur). Zonja qe ishte elegante, mori vetem nje espresso. Tjetra, pakez me e beshme, mori nje kapucino i cili ishte i mbuluar (me sa duket per t'u mbajt ngrohte) me nje kapuc te majme me shkume te zbukuruar me pluhur cokollate. E para i hodhi nje sheqer e nisi ta pinte tere endje. E dyta, e cila mezi merrte fryme nga pesha, nxjerr nga xhepi nje kuti nga ato qe mbajne sheqer dietik dhe i hedh nje dy kokrra kapucinos abondante dhe te zbukuruar aq hijshem me krem te trashe qumeshti e cokollate pluhur :-).
Kafeja ime e serviru me nje mini-tabaka ne nje gote letre e sjelle nga Costa Rica, ishte shume shijshme. Cuditerisht ne kafene kishte shume me teper te huaj sesa franceze...nuk e di perse!
ohhh qeka une franchise...paska ne disa qytete.
ReplyDelete